×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çka ndodhi në ‘Sremska Mitrovica’ ku po mbahej Zymberaj? Burgu nuk përgjigjet mbi shkakun e vdekjes së kosovarit

    Insajderi
    07 December 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Serbisë është deklaruar për vdekjen e kosovarit nga Peja, Artan Zymberaj. Në një përgjigje dhënë për Insajderin nga burgu ‘Sremska Mitrovica’ thuhet se vdekja e kosovarit Artan Zymberaj nuk kishte të bëjë me zjarrin që kishte përfshirë një pavijon të burgu mesnatën e 22 nëntorit.

    Sipas përgjigjes së tyre thuhet nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe se ”Artan Zymberaj nuk kishte asnjë lidhje me zjarrin”.

    Nuk ka pasur viktima, zyrtarët dhe dy të dënuar janë kontrolluar në Spitalin e qytetit dhe janë kthyer në institucion” thuhet në përgjigjen e tyre të siguruar nga Insajderi.

    Sipas raportit të tyre, Artan Zymberaj ka vdekur në spitalin “Home” me 27 nëntor 2022.

    Ai ishte shtrirë aty me datën 3 nëntor.

    “Artan Zumberi vdiq në Spital më 27 nëntor 2022. vit, ku ndodhet që prej datës 3 nëntor 2022”.

    Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion.

    “Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Sremska Mitrovicë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

    Sqarim: Këto përgjigje Insajderi i ka marrë në bashkëpunim me kolegë gazetar në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark