Çka përfaqëson kallashnikovi i Bregoviqit për kosovarët? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Çka përfaqëson kallashnikovi i Bregoviqit për kosovarët?

    Insajderi
    09 August 2021 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Abit Hoxha

    Nga Kosova, ka shumë sikur unë që nuk ndëgjojnë muzikën sërbe për argëtiim. Nuk ka të bëj as me nacionalizëm as me urrejtje por ka të bëj me shije. Kjo shije, nuk është kalitur në gjeneratat pas bojkotimit të socializimit dhe inagurimit në pionierë të shokut Tito dhe për shumë arsye tjera.

    Hera e parë kur unë kam parë një kallashnikov sipas të gjitha gjasave është rreth fillimit të viteve 1990 kur në Drenice, dhe në tërë Kosovën pat demostrata që kundërshtuan ndryshimet kushtetuese. Policia e cila ishte ende shqiptare dhe serbe së bashku me njësitet speciale të federates Jugosllave ishin të armatosur me armë të gjata që ju thonin kallashnikove.

    Tutje më vonë, çka edhe ndërlidhet me kangën e Bregoviqit për të cilën specifikisht mendoj se shprehë glorifikim për armën famëkeqe dhe normalizon urdhër-dhënjen për vrasje gjatë luftërave në ish-Jugosllavi e posacërisht në Kosovë dhe Bosnje, është një rast specifik që unë vetë kam përjetuar. Masakra e Izbicës ku u vranë mes 144-166 shqiptarë të pa-armatosur nga forcat sërbe ndodhi në mars të vitit 1999 dhe unë si 16 vjecar u gjenda I fshehur afër një pozicioni të automjetit serb. Ushtarakët ser btë cilët dilnin vetëm për nevoja fiziologjike nga ky automjet para se të gjuanin me armë të kalibrit të madh, që më vonë mësova se ishte rreth 30 mm që qëllonte në shtëpitë e shqiptarëve. Këta ushtarakë kishin njëfar rituali të thirrjes: “pucaj- boom boom” dhe “juriš” që tingellonte sikurse kanga në fjalë. Natyrisht, unë këtu nuk mund të them me saktësi se kanë kënduar këtë kangë të Bregoviqit. Cka mund të them me saktësi është se këta shqiptarë u thirrën në emra shqiptarësh, në malet përreth, nga forcat serbe, u kapën dhe u vunë në rend. Thirrja ngjante sikurse rasti i Ramës që si prind, thërret Nerminin të zbret nga malet e Srebrenicës për tu dor ëzuar tek serbët.

    “Juriš, Stoj, Pucaj.” Ipet komanda dhe përfundon gjithcka.

    Sipas dëshmitarëve që kanë shpëtuar nga kjo ngjarje, ata u plackitën, u zhveshën, u detyruan të ndërrojnë rrobat dhe u vunë në grupa më të vogla. U vranë pa mëshirë. Pak ditë më vonë, morëm vesh me saktësi se cka ka ndodhur. Ky krim u tentua të fshihej pasiqë shumica e trupave të vdekur u varrosën pa emra, u transportuan në vende tjera sikurse masakrat në Rezallë, Meje, Kralan, Abri dhe vende tjera.

    Duhet theksuar se unë nuk besoj se Bregoviq ka të bëj drejtpërdrejtë me këto punë. Por muzika që Bregoviq ka krijuar, ka inspiruar këto veprime johumane. Këto rituale të çmendura të veprimeve çnjerzore të cilat përshkruhen saktësisht në një raport të Human Rights Watch të quajtur “Nën urdhëra.” Dehumanizimi I viktimave nuk ndodhë vetëm më zhdukjen e kufomave, krimeve në varreza massive që ende happen nga njësitet forensike, si bëri regjimi sërb në kohën kur Bregoviq arriti kulminacionin e krijmtarisë së tij. Mjafton të lexohet libri i Elliot Behar për shqiptarët e vrarë në Kosovë, trupat e të cilëve u hudhën në Liqenin e Peruqacit për tu fshehur. Dehumanizimi I viktimave bëhet edhe me glorifikimin e armës me të cilën ata u vranë vetëm për faktin se ishin shqiptar. Dehumanizimi i viktimave bëhet edhe kur kemi zë dhe vendosim të mos flasim për këto krime por shiqojmë vetëm punën tonë të arritjeve artistike.

    Ka një argument se arti eshtë art dhe nuk ka lidhje me politike. Ky argument bëhet jo vetëm nga Tirana por edhe nga disa në Kosovë. Por, duhet thënë se arti që nuk është politik, në kohën e vrazhdë të luftës së viteve 90ta në ish-Jugosllavi është art qyqar. Është art i stilit “Stambolli digjet e Bregoviqi krihet.” Pra, duke pretenduar Bregoviqi se mirret ekskluzivisht vetëm me art, është shumë politikë në kohën kur një botë e tërë, e edhe miqët tradicional Serb bënin thirrje për ndalim të masakrave. Bregoviqi krihej dukë vjedhur muzikën nga Enrico Macias për të cilin veprim u dënua nga një gjykatë në Paris, me jo më pak se 1 milion Euro.

    Arti është edhe piketimi i Gjorgje Martinoviqit nga piktori Serb Miqa Popoviqi në vitin 1985 i cili e portretizonte veprimin e sakrificës së Martinoviqit në një fshat të Gjilanit ku pasiqë i thyhet nje shishe e birrës brenda rektumit të tij, gjatë aktit të vetëknaqsisë seksuale, tentoj ti fajësonte shqiptarët për këtë makabritet. Për këtë shkruan edhe Julius Mertus. Për një formë tjetër arti të kolegut t Bregoviqit, Bora Gjorgjeviqit i cili i thuri vargjet se: «Kurrë paqe s’ka me pas/ mes meje e Ilirit» ka shkruar edhe një studiuese tjetër, Sabrina Ramet.  

    Një tjetër argument që shpesh ipet në media është se ‘Ballkani është një shkrirje kulturash’ që edhe mund të jetë e vertëtë, por kjo shkrirje kulturash për momentin është e ngrirë. Është e ngrirë sepse vendi nga Bregoviq krijoj këtë mori kangësh ikonike, i krijoj për ti shërbyer një narracioni Serb. Ky narracion Serb, ka shkaktuar qindra-mijëra viktima në ish-Jugosllavi dhe vetëm në Kosovë, ka shkaktuar rreth njëzetmijë dhunime seksuale. Kjo shkrirje e pretenduar është ngrirë nën katalizatorin Serb për dominim në Ballkan ku audienca e Bregoviqit nuk ndane artin e tij prej politikës. Audienca e Bregoviqit e normalizon thirrjen për gjuajtje dhe vrasje. E celebritizon këtë veprim makabër dhe duke vallëzuar “Juriš, Stoj, Pucaj! Boom Boom.”

    Duhet potencuar edhe se ky mllef për Bregoviqin nuk është i drejtuar ndaj tij por ndaj asaj cka Bregoviqi përfaqëson. Nuk është specifikisht madje as kundër Kallashnikovit të tij. Ky mllef fillon e mbaron me dhunën sistematike e kulturore njëqind vjecare në ish-Jugosllavi ndaj shqiptarëve.

    Ky mllef është krijuar nga Levizja Paqësore së pari herë duke bojkotuar jetën kulturore dhe politike nën sundimin Jugosllav e Serb. Përderisa popullata duhej të ushqehej me prodhimet Serbe gjatë viteve 90-ta, asnjëhere nuk ndëgjonin muzikën Serbe apo nuk mirrnin pjesë në takimet letrare. Në fakt, e tërë idea e rezistencës paqësore Kosovare ndaj Serbisë buron ndaj bojkotimit kulturor dhe fillon me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Orientimi nga Shqipëria nuk ishte vetëm strategjik por edhe praktik. Tani që nuk ka nevojë për Kallashnikov as artistik, pushuesit Kosovar që shkojnë në bregdetin shqiptar me të drejtë kërkojnë pjesë në sferën publike në Shqipëri. Investimi i tyre nuk është thjeshtë një grusht para në një hotel apo akomodim dhe disa dreka. Investimi i tyre, para së gjithash është emocional dhe shpirtëror. Sa për informim, në Kosovë ekziston shprehja që është sinonim për lirinë: “si në Shqipni” që me siguri I ka rrënjët që nga 1912. Por kjo nuk është pjesë e kujtesës kolektive në Shqipëri ku e keqja erdhi nga ata që flisnin shqip me regjimin komunist.

    Zërat se kanë ndëgjuar Rok&Roll Jugosllav në këtë mes janë minoriteti i nomenklaturës. Përse, ta zëmë kërkuesit e demokracisë së demostratave të vitit 1981 nuk e ndëgjuan koncertin e Bregoviqit në Prishtinë? Pyetje naive, por ata kërkuan demokraci ishin në burg! Sepse, kishin kërkuar demokraci e liri një vend i cili kishte leje për të studiuar në gjuhën shqipe vetëm në vitin 1970. Pasi Kroacia, Serbia e Bosnja e tejkaloj revolucionin seksual e kishte më “shumë plazha nudistike se sa kishte Kosova shkolla”. Kosovës ju lejua të studioj në gjuhë shqipe rreth 10 vite pasiqë në Gjermani kishte katedra të konsoliduara për studimin e gjuhës shqipe.

    Pra, progresi në Kosovë, nën Jugosllavi ka qenë jo vetëm në disproporcion me vendet tjera në Jugosllavi por ka qenë në esencë vetëm simulim. Për këtë punë, nuk janë pa faj edhe elita politike shqiptare e Kosovës e kohës. Po kjo pak ka rëndësi në këtë debat. Për këtë debat ka rëndësi se kur nxanësit kosovar shkuan në shkolla përgjatë sistemit të mosdëgjueshmërisë qytetare, Kallashnikovi ndëgjohej nga veturat e policisë serbe që i përndjeknin studentët shqiptar.  

    E gjithë kjo, mund edhe të tingëlloj e cuditshme. Mbase, në mungesë të një iniciative për pajtim, për kërkim falje apo vetëm pakëz dinjitet për personat e zhdukur, viktimat e luftës, viktimat e dhunës seksuale apo njohje e dhunës sistematike nga Serbia, pajtimi dhe bashkëjetesa mbesin të ngrira. Mbase, veprimet politike duhet tu paraprijnë atyre kulturore kur kultura është krijesë politike. Për ta parafrazuar Kaluzeviqin se lufta është vazhdimi i politikës Me mjete tjera- në mungesë të njohjes së viktimave dhe dhunës, edhe arti është vazhdimi i politikës me mjete tjera. 

    Cka është shumë e rëndësishme në këtë mes, është e konkluzioni se Shqipëria nuk e njeh këtë dhunë qindravjecare dhe manifestimi kulturor i kësaj mosdije është jo vetëm injorancë por me të drejtë mirret si fyerje nga Kosovarët. Ky manifestim i imosdijes ndodhë përmes artistëve mediokër e plagjiator. Tingulli i orkestrës së Bregoviqit me trumbeta si duket është dehës pa kuptim, e në këtë aspekt, Ballkani është një shkrirje e kulturës ku harresa është komponenti kryesor që mban këtë dehje.

    *Autori është studiues i medias dhe konfliktit. Fokusohet në studimin e ballafaqimit me të kaluarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark