Për ta ringjallur dialogun e lënë në gjysmë nga tensionet dhe sulmi i fundit në veri të vendit, në Kosovë e Serbi të shtunën ishin pesë diplomatë nga Europa e Amerika që në këtë kombinim njihen si QUINT.
Janë pamjet e takimit të së shtunës ku Kryeministri Albin Kurti priti në takim emisarët Lajçak, Escobar, të shoqëruar nga këshilltarët e liderëve shtetëror të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Në njoftimin zyrtar nga Zyra e Kryeministrit tek në rreshtin e parafundit u tregua se emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij.
Nuk është e qartë nëse vlerësimet janë për përmbajtjen apo për propozimin, por ajo çka është e sigurt sipas analistëve është se propozimi nuk del jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe planit të sekuencimit.