Çka po lyp Albin Kurti në Shqipëri? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Çka po lyp Albin Kurti në Shqipëri?

    Insajderi
    16 April 2021 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    InDoks këtë të shtunë transmeton emsionin “Çka po lyp Albin Kurti në Shqipëri?”, nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    Fushata elektorale po vazhdon në Shqipëri. Sikur të mos mjaftonte vrulli që ajo merr atje nga rivaliteti i PD-së me PS-në, dhe LSI-së që merr hise, në të tash është rrasur direkt edhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

    Ai, si shtetas i Shqipërisë ka thënë që edhe do të marrë pjesë edhe në votim.

    Kryeministri kosovar po merret me fushatën në Shqipëri derisa në Republikën që ai e drejton tash janë mbi 100 mijë qytetarë që janë prekur nga Coronavirusi i ri. Mbi dy mijë prej tyre kanë vdekur. E deri tash vendi ka pranuar veç pak më shumë se 20 mijë vaksina. Ekonomia vlerësohet që është duke shkuar drejt kolapsit.

    InDoks në këtë episod, përmes personazhesh në Kosovë e Shqipëri, tenton që ti japë përgjigje pyetjes që është bërë madje edhe nga vetë simpatizantë të Kurtit: Çka po lyp Albin Kurti në Shqipëri?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark