Çka po ndodh me Çernobilin aktualisht? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çka po ndodh me Çernobilin aktualisht?

    Insajderi
    26 April 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dërgoi një mision në Çernobil për të kontrolluar vendin e ish-stacionit të energjisë bërthamore pasi forcat ruse e patën atë nën pushtim për javë të tëra.

    Duke i cilësuar nivelet e rrezatimit si “jonormale”, drejtori i përgjithshëm i agjencisë Rafael Grossi tha: “Ka pasur disa momente kur nivelet janë rritur për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda që forcat ruse po sillnin këtu dhe kur ato u larguan. Ne po e vëzhgojmë atë ditë pas dite”.

    “Situata ishte absolutisht jonormale dhe shumë, shumë e rrezikshme”, shtoi ai.

    AFP raportoi se ai po fliste pikërisht kur mbërriti në “sarkofagun” që kishte në synim të kufizonte ndotjen radiaktive nga reaktori numër katër i ish-centralit bërthamor pas katastrofës së vitit 1986.

    IAEA tha se misioni i saj në Çernobil kishte për qëllim të dërgonte pajisje, të kontrollonte nivelet e rrezatimit dhe të rivendoste sistemet mbrojtëse dhe monitoruese në vend.

    Trupat ruse morën ish-centralin bërthamor më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit të Ukrainës dhe qëndruan atje për disa javë.

    Punëtorët i thanë BBC-së se ishin të detyruar të vidhnin karburant për të mbajtur gjeneratorët në punë dhe për të parandaluar një rrjedhje të rrezikshme të materialit radioaktiv.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark