×
  • Sport
  • Sport

    Çka po ndodh? Real Madrid dhe Bellingham e largojnë Mbappen nga fotografia

    Insajderi
    15 October 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për arsye përtej publikes, Real Madrid vendosi të fshijë Kylian Mbappen nga një fotosesion i fundit promovues.

    Kjo u bë e ditur sepse Jude Bellingham postoi foton origjinale.

    Anglezi, i cili nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, postoi foton origjinale në Instagram. Aty ku paraqitej edhe Mbappe.

    Megjithatë, Jude e fshiu foton nga Instagrami i tij pas disa minutash.

    Në anën tjetër, Real Madrid largoi Mbappen përmes një montazhe, duke lënë lojtarët e tjerë në fotosesion.

    Mbappe është në një situatë të vështirë. Kjo, pasi u akuzua për përdhunimin e një gruaje gjatë pushimeve në Suedi.

    Sulmuesi gjithashtu është kritikuar ashpër për vendimin që të mos udhëtonte për të luajtur për Francën gjatë dy ndeshje të tetorit në Ligën e Kombeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark