Çka po ndodhë në Shtimen e ‘çliruar’, evidentohen shkelje të ligjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka po ndodhë në Shtimen e ‘çliruar’, evidentohen shkelje të ligjit

    Insajderi
    24 March 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka evidentuar shkelje në vendimin e Kuvendit Komunal të Shtimes, në mbledhjen të cilën e ka mbajtur me 28 janar të këtij viti.

    Në një dokument të kësaj ministrie të nënshkruar edhe nga ministri Elbert Krasniqi decidivisht thuhet se vendimi e kuvendit të mbajtur në datën e lartcekur “është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi” shkruhet në dokumentin e kësaj ministrie.

    Vendimi i kontestuar nga MAPL është se në zgjedhjen e Komitetit për Komunitete organ ky i Kuvendit Komunal të Shtimes, nuk është marrë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, dhe udhëzimet e tjera administrative, të cilat decidivisht kanë të përcaktuar kriteret.

    Kjo ministri ndër të tjera i ka kërkuar institucioneve të kësaj komune, “që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës ta harmonizojnë me ligjet në fuqi, brenda 30 ditësh, nga data e pranimit të kërkesës për rishyrtim të aktit”, thuhet në këtë dokument.

    E duke i parë këto shkelje, Partia Demokratike e Kosovës e cila është në opozitë në këtë qytet ka braktisur mbledhjen e këtiij kuvendi të datës 22 mars.

    Madje ata kan bërë një njoftim publik në rrjetin social Facebook, se nuk do të jenë pjesë e një mbledhje kuvendi ku ka shkelje të ligjit, madje ata kanë akuzuar kryesuesin e kuvendit për menaxhim të dobët, dhe i cili është nën diktimin e kryetarit të kësaj komune.

    “Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Shtime, nuk do të jetë pjesë e seancave të Kuvendit ku ka shkelje të ligjit, keqmenaxhim dhe keqpërdorim të pozites nga ana e kryesuesit të Kuvendit, i shtyrë nga kryetari Komunës, i cili edhe mbledhjen e kaluar edhe këtë mbledhje ka shkelur rregulloren e punës së Kuvendit dhe Komiteteve duke mos lejuar qe te hudhet ne votim Rendi i Dites”, shkruhet në njoftimin e kësaj partie.

    Kujtojmë se kjo komunë për herë të parë tani ndodhët nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që kryetari aktual Qemajl Aliu në zgjedhjet për balotazh të 14 nëntorit të vitit të kaluar, me një diferencë të ngushtë arritë të mposhtë kandidatin e PDK’s, Naim Ismajli./gazetametro.net


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark