Ngjarjet e datës 11 korrik 2023:
– Nxënësit e klasave të nënta i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji në të gjitha shkollat e Kosovës, ora 9:00
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier merr pjesë në hapjen zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë. (Zyra e “Bonevet” në Pejë, ora 11:00)
– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtaret publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
– Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime dhe UNFPA, lansojn dokumentarit për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”. (Kino Armata, ora 11:00)
– Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30).