Çka pritet të ndodhë sot?  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka pritet të ndodhë sot? 

    Insajderi
    05 September 2023 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    09:00

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

    09:00

    Hapet ekspozita për nder të Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Presidenca në Shqipëri)

    11:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike në bashkëpunim me OJQ Aktiv mbajnë konferencën “Përmirësimi i të Drejtave të Pakicave: Mekanizmat Konsultativ në Kosovë – Këshilli Konsultativ për Komunitete”. (OJQ ACDC, rr. Çika Jovina 3, Mitrovica Veriore)

    11:00

    Kremtohet mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës. (Katedralja në Prishtinë)

    11:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizojnë aktivitetin tradicional të vjeljes së rrushit. (Zona Industriale, Shirokë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    11:30

    Prezantimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen  (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    16:00

    Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e Heinrich Böll Stiftung organizon edicionin e katër të platformës “Green Talk”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.  (Qendra për Praktikë Narrative, ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani”)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark