Ngjarjet e datës 2 korrik:
10:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.
10:00
Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare. (Instituti Albanologjik i Prishtinës )
10:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë,Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit protestojnë lidhur me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë)
10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 shqyrton miratimin e listës së dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportet vjetore të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022; shqyrtimi i propozim-amendamenteve për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministrja e MASHT Arbërie Nagavci, në bënë lidhje me raportin e auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
12:00
“Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians”, mban edicionin e 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona” dhe do të fokusohet në artin dhe kulturën e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimin e Projektligjit për rrugët, shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)