Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka deklaruar nëse ekziston konflikti në Ukrainë, ai mund të vijë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Clark ka deklaruar kështu përgjatë një interviste në CNN, duke shtuar se Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë”, ka thënë ai.
“.Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ndër tjerash Clark.
Ai këtë e tha përgjatë një interviste të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.