Clark: Që nga vitet e 90-ta, manastiret në Kosovë ishin strehë e nacionalizmit serb – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark: Që nga vitet e 90-ta, manastiret në Kosovë ishin strehë e nacionalizmit serb

    Insajderi
    28 September 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh, manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshejhen e arsenalit të armëve serbe.

    “Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese”.

    Clark shpreson që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen.

    “Sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë”, tha ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark