Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës, ku u takua me të parin e saj Ardian Gjinin.
Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.
Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Gjini
“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, u shpreh ai.