Clevio tregon sa fiton nga TikToku në vit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Clevio tregon sa fiton nga TikToku në vit

    Insajderi
    08 October 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Clevio ka folur së fundmi në emisionin “Krejt n’debat” për ndikimin dhe përfitimet që mund të sjellë platforma TikTok.

    Ai theksoi se për shumë persona, veçanërisht në lagje, TikTok-u është një mënyrë për të shpërndarë problemet e tyre dhe për të përballuar vështirësitë ekonomike apo momentet e depresionit.

    “Ne po të mos kemi TikTok edhe në lagje do ta shfaqim problemin si njerëz që jemi, si ekonomi që nuk kemi të gjitha me radhë, depresioni që na vjen”, u shpreh reperi.

    Clevio shtoi se TikTok mund të jetë një mundësi fitimi e madhe, duke treguar shembuj nga miqtë e tij.

    “E kam një shok këtu, sa mbaroj lojën më fitoi tetë mijë euro, por thotë për pesë mijë euro për pesë minuta. Tani kam një shok tjetër që fiton 200 mijë për pesë minuta”.

    Ai po ashtu zbuloi të ardhurat e tij personale nga platforma, duke thënë se fiton midis 200 dhe 350 mijë euro në vit dhe e quajti veten “CEO i TikTok-ut”, duke shtuar se nuk do ta ndiqte Stresin pa hezitim, pasi aty bëhet shpesh propagandë, sharje dhe komente për reality show-t si Big Brother apo Ferma VIP.

    Sipas raportimeve, Clevio pritet të ekstradohet në Shqipëri ditën e mërkurë, pas disa muajsh qëndrimi në Dubai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark