Clinton dhe Sanders – akuza kundër njëri-tjetrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Clinton dhe Sanders – akuza kundër njëri-tjetrit

    Insajderi
    15 April 2016 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët demokratë për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, kanë këmbyer kritika të ashpra gjatë një debati të mbrëmbshëm televiziv në Bruklin, duke i kontestuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, disa ditë para votimeve partiake madhore në Nju Jork.

    Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, 74 vjeçar, që vetveten e paraqet si socialist demokratik, e ka sulmuar zonjën Clinton për marrje të parave nga Wall Streeti, duke i mbështertur marrëveshjet për treg të lirë dhe e ka akuzuar për mbështetje të invadimit amerikan në Irak në vitin 2003.

    Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, 68 vjepçare, e akuzoi zotin Sanders për sulme të rrejshme dhe e kritikoi atë, që ajo e portretizoi si mungesë e dijenisë së thellë në çështjet politike.

    Në një moment, debati ishte aq i ashpër sa që moderatori i rrjetit CNN u tha kandidatëve se “nëse ju klithni në njëri-tjetrin, atëherë shikuesit nuk do të jenë në gjendje t’ju dëgjojnë juve”.

    Gara partiake zgjedhore në Nju Jork, që konsiderohet vendimtare, mbahet më 19 prill.

    Zoti Sanders, i ka fituar 7 prej 8 garave të fundit zgjedhore partiake për nominim, por megjithatë nuk e ka rrezikuar udhëheqjen në numrin e delegatëve të zonjës Clinton.

    Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 8 nëntor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark