Komunikimi përmes e-mail adresave, ndërmjet Hillary Clinton dhe kryetarit të fushatës së saj, John Podesta, kanë shpërfaqur faktin se kandidatja presidenciale, ka qenë në dijeni se qeveritë e Arabisë Saudite dhe Katarit, kanë dhënë mbështetje financiare dhe logjistike për terroristët e Shtetit Islamike, në Lindjen e Mesme.
Ajo kishte thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme dhe të vullnetshme për të përkrahur “Ushtrinë e Lirë Siriane” kundër qeverisë siriane, si dhe për të vënë presion ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit, raporton Sputnik.
“Përderisa operacionet ushtarake janë duke ecur përpara, ne kemi nevojë or të përdoru asetet tona diplomatike dhe ato të inteligjencës për të sjellë presion mbi qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilat ofrojnë mbështetje klandestine financiare dhe logjistike për ISIS dhe grupet e tjera radikale suite”, ka thënë ajo në e-mailet e shfaqura në “Wikileaks”. /Insajderi.com