“Fakti se profesionistët tanë të inteligjencës janë duke studiuar situatën dhe duke e marrë seriozisht, ngre shqetësime të thella për ndërhyrjen ruse në procesin tonë zgjedhor”, tha Clinton për gazetarët në avionin e saj të fushatës.
Clinton tha se kundërshtari i saj, kandidati republikan, Donald Trump, ka një “tërheqje të çuditshme” nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe “diktatorët e tjerë dhe se ai ose është duke punuar për Rusinë ose duke e nxitur Rusinë të ndërhyjë.
“Është intigruese sepse ky aktivitet ka ndodhur në kohën kur Trump është nominuar”, tha Clinton.
Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe ekspertët besojnë se ndërhyrja e hakerëve në emailet e Partisë Demokraike, në pranverë, është orkestruar nga inteligjenca ruse./rel/