Clinton: Gati të dal nga pylli të ndihmoj kombin e përçarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Clinton: Gati të dal nga pylli të ndihmoj kombin e përçarë

    Insajderi
    18 March 2017 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qëndrimit në hije të Hillary Clinton pas humbjes së bujshme në presidencialet e nëntorit, duket se i ka ardhur fundi.

    Ish kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë i tha qindra pjesëmarrësve të komunitetit irlandezo-amerikan në vendlindjen e babait të saj, Scranton të Pennsylvanisë se është gati të “dalë nga pylli” e të ndihmojë kombin e përçarë të gjejë atë çfarë i bashkon.

    “Unë nuk besoj se ne duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, ka thënë Hillary.

    Nga takimi i përvitshëm që mblodhi rreth 600 persona, ish Zonja e Parë, njëkohësisht ish Sekretare e Shtetit, bëri thirrje për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve.

    Ajo kujtoi se në kohën kur i shoqi ishte president i SHBA pati zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqëse që punonin për të sjellë paqen në Irlandën e Veriut.

    “Duhet të pyesim, çfarë mund të bëjmë që ti afrojmë njerëzit, që ata të gjejnë tek njëri-tjetri të përbashkëtat. Çfarë mund të bëjmë që të sjellim ndryshimin. Unë vetë jam gati të dal nga pylli e të ndihmojë të gjendet fuqia që i ndihmon të gjithë të ecin përpara”, vijoi ajo.

    Dy ditë pas humbjes përballë Donald Trump, Clinton ishte parë duke ecur në një pyll pranë Chappaqua-s në Nju Jork, e kjo gjë u përsërit edhe herë të tjera, çka u pasqyrua menjëherë asokohe në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark