Hillary Clinton kritikoi ashpër FBI-në për vendimin e kësaj të fundit, që të rihapë hetimet për përdorimin e një serveri email-i privat nga Clinton gjatë periudhës që ajo ishte Sekretare Shteti.
“Nuk është vetëm e çuditshme, por e paprecedent. Është tejet shqetësuese, sepse votuesit meritojnë të dinë faktet e plota. Prandaj i kemi kërkuar drejtorit Comey që të shpjegojë gjithçka, tani dhe haptazi”, ka thënë Hillary Clinton, shkruan BBC.
Clinton i bëri këto komente gjatë një mitingu në Florida, ku theksoi se, pavarësisht rihapjes së hetimit, FBI-ja s’do të zbulojë asgjë të re.
Të premten, përmes një letre, ishte vetë drejtori i FBI-së, James Comey, ai që lajmëroi ligjvënësit amerikanë për hetimin vetëm 11 ditë para zgjedhjeve.
Sipas tij, nëse hetimi nuk bëhej publik, ekzistonte rreziku për keqkuptime, duke qenë se FBI-ja ende nuk e njeh përmbajtjen e “email”-eve të reja të zbuluara./Insajderi.com