Kandidatja demokrate për presidente të ShBA-ve, Hillary Clinton, është vënë në qendër të kritikave pasi që ka dhënë një fjalim për pabarazinë ndërsa ishte duke veshur një setër Armani që thuhet se kushton rreth 12 mijë dollarë.
Ajo ka veshur atë setër në muajin prill, kur fliste temat për pabarazinë në të ardhura, krijimin e vendeve të punës dhe skemave të pensionit.
Hillary Clinton ka punësuar një staf i cili përkujdeset për paraqitjet e saja. Raportohet se ajo ka shpenzuar shuma gjashtë-shifrore për këtë, shkruan The Independent.
Komente si “vetëm veshja e saj ka vlerën e sa një page vjetore mesatare” ose “ja, kjo është kandidatja e popullit” janë parë nëpër rrjete sociale.
Hillary Clinton ka siguruar nominimin e saj për presidente të Amerikës. Kështu, ajo është gruaja e parë në histori që dominohet nga njëra prej partive të mëdha në Amerikë.
Ajo do të përballet me kandidatin republikan, Donald Trump./Insajderi.com