“Çmendet” polici, qëllon 7 herë brenda ambienteve të komisariatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çmendet” polici, qëllon 7 herë brenda ambienteve të komisariatit

    Insajderi
    31 October 2022 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një oficer policie ka qëlluar shtatë herë me armën e shërbimit në ambientet e një stacioni policor në Gjenevë të Zvicrës.

    Për pasojë një koleg i tij mbeti i plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur të premten, 29 tetor, ndërsa mësohet se polici në fjalë ka qenë i alkoolizuar momentin që ka hapur zjarr në ambientet e policisë.

    E pyetur nga AFP, prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër në lidhje me ngjarjen, as për motivin e as për nivelin e alkoolit të gjetur në gjakun e policit në momentin e ngjarjes. Pas deklarimit në prokurori, punonjësi i policisë është lënë i lirë me kushte shtrënguese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark