Çmenduri në çeki, 52 goditje penalltish për të vendosur fituesin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri në çeki, 52 goditje penalltish për të vendosur fituesin

    Insajderi
    05 June 2016 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 52 goditjeve nga pika e bardhë më në fund mbaroi: Dy ekipe të kategorisë së pestë Çeke kanë shkruar historinë e futbollit gjatë ditës së premte pasi goditjet e penalltive u dukën sikur nuk do të mbaronin kurrë. Në fund SK batov mundi FC Frystak me 22:21. Pas 90 minutash rezultati ishte 3:3. Dy klubet amatore kanë thyer rekordin e mëparshëm të KK Palace në finalen e kupës së Namibisë kundër Civics pas 48 goditjesh.

    Çekët e Frystak kishin tre herë mundësinë ta fitonin ndeshjen por të tre herët ata nuk ja arritën qëllimit. 148 shikuesit me siguri që do të jenë ndjerë të lehtësuar kur çdo gjë kishte përfunduar. Gazeta DNES citoi pronarin e klubit të Frystak Vratislav Rudolf me fjalët se ai ishte larguar pas raundit të 20-të pasi po e prisnin në shtëpi për të ngrënë drekë. Të gjithë mesa duket kanë qenë të gëzuar kur ndeshja mbaroi. (Telesport.al)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark