Çmenduria e 51-vjeçarit, fluturon nga Amerika në Manchester me 8 valixhe me drogë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çmenduria e 51-vjeçarit, fluturon nga Amerika në Manchester me 8 valixhe me drogë

    Insajderi
    06 May 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trafikimi i lëndëve narkotike përmes rrugëve ilegale për t’iu fshehur syrit të aurotieteve është një ndër metodat më të njohura në tregun europian të narkotikëve.

    Por një shtetas spanjoll e ka çuar trafikimin e drogës në një tjetër nivel teksa ka tentuar të hyjë në Britaninë e Madhe përmes aeroportit të Manchesterit, duke sjellë me vete edhe 8 valixhe të mbushura me kanabis.

    Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani arrestuan 51-vjeçarin Fernando Jacobo Mayans Fuster, nga Zaragoza e Spanjës, pak pasi ai mbërriti në aeroport, pasi kishte fluturuar nga Los Angeles, me tranzit përmes aeroportit Heathroë të Londrës.

    Oficerët e polivcisë kufitare gjetën 278 pako kanabis të ndara në tetë çanta të veçanta, të cilat ishin vendosur në emrat e fëmijëve të tij, që po udhëtonin së bashku me të atin.

    “Është një nga konfiskimet më të mëdha të kanabisit që kemi parë në aeroportin e Mançesterit në vitet e fundit. Droga do të kishte gjeneruar fitime të konsiderueshme”, tha hetuesi i NCA Charles Lee, pas sekuestrimit të drogës.

    Në total u gjetën më shumë se 158 kilogramë kanabis, i cili do të sillte fitime deri në 1 milion paund nëse do të përfundonte në tregun e Britanisë së Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark