Çmimet në tavan në prag të festave të fundvitit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimet në tavan në prag të festave të fundvitit

    Insajderi
    20 December 2024 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ngrohtësinë e festave të fundvitit, vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, çmimet e larta të produkteve në treg, duket se zbehin këtë magji për shumë qytetarë.

    Disa prej tyre madje mendojnë se zakonisht festat shfrytëzohen për manipulim me çmimet.

    Se qytetarët po bartin barrën e çmimeve të larta e deklaron edhe Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve. Sipas tij, tregtarët po luajnë me çmime, duke bërë kinse ka zbritje për festa

    “…në prag të festave këto kulmojnë sepse tregtarët e shfrytëzojnë dhe i keqpërdorin festat e fundvitit. Duhen cmime korrekte spo them të ulëta por po abuzohet, po lozin me cmime…”, tha Kaçaniku për rtv21

    Frika se nuk mund të sigurohen produktet bazë për jetesë si pasojë e çmimeve të larta, tek qytetarët shkakton çrregullime emocionale, deklaron sociologu Vehbi Mujku.

    “…pamundësia e blerjes së produkteve si shkak i cmimeve të larta shkakton ndjesi të thyer emocionale edhe tek prindërit edhe tek fëmijët të cilët ndihen keq për shkak se fundviti ka shpenzime. Krijohet pasiguri e madhe emocionale. Kjo mund të reflektohet edhe në aspekte të ndryshme sic janë konfliktet…”, tha Mujku

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit për muajin nëntor janë më të larta për 0.7%, sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark