Çmimet Nobel për Letërsi i fitojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çmimet Nobel për Letërsi i fitojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

    Insajderi
    10 October 2019 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtarja polake Olga Tokarczu është fituese i çmimin “Nobel për Letërsi” për vitin 2018. Kjo u bë e ditur pak minuta më parë nga Akademia suedeze “Nobel”. Kurse shkrimtari austriak Peter Handke është fitues i çmimin “Nobel për Letërsi” për vitin 2019.

    Edhe këtë vit në garë për “Nobelin për letërsi” ishte shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare. Rikujtojmë se sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare.

    Edhe këtë vit në garë për “Nobelin për letërsi” ishte shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

    “Nobeli për Letërsi” ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”. Prej vitit 1901 këtë çmim e kanë fituar 113 njerëz, prej të cilëve vetëm 14 kanë qenë gra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark