×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Çmimi global i naftës shënon rënie

    Insajderi
    31 December 2016 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent të premten ka shënuar një rënie të çmimit për 0.32 përqind duke mbërritur në shifrat 56.67 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane WTI ka rënë për 0.09 përqind, më konkretisht në 53.72 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

    Tregjet e naftës janë duke pritur reduktimin e prodhimit të naftës nga shtete anëtare të OPEC-ut si dhe nga ato që nuk janë pjesë e organizatës, duke filluar nga 1 janari i vitit 2017.

    Anëtarët e OPEC-ut me përjashtim të Libisë, Nigerisë dhe Iranit, më 30 nëntor unanimisht ranë dakord për uljen e nivelit të prodhimit të naftës për 1.2 milionë fuçi në ditë (PBD), respektivisht në 32.5 milionë fuçi në ditë.

    Vendimi ka për qëllim të rrisë çmimin e naftës dhe të reduktojë rezervat e mëdha.

    Gjiganti i OPEC-ut, Arabia Saudite do të mban barrën më të madhe të këtij përkufizimi me rreth 486.000 fuçi më pak në ditë.

    Çmimet e naftës janë luhatur gjatë gjithë javës të ndikuara nga të dhënat mbi naftë nga Institutit Amerikan të Naftës (API) dhe të Administratës Amerikane për Informacion rreth Energjisë (EIA) të publikuara të mërkurën dhe të enjten.

    Të dhënat e API treguan rritje të rezervave amerikane të naftës së papërpunuar për 4.2 milionë fuçi në javën e kaluar.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark