Komentet nga princi Mohammed bin Salman, shihen si sfidë ndaj Iranit. Ajo ka premtuar për rritjen e prodhimin të naftës pas heqjes së sanksioneve perëndimore.
Në një intervistë për ‘Bloomberg’, princi foli edhe për planin e tij për një fond gjigant të investimeve publike, shkruan BBC.
Në vlerë prej më shumë se 2 bilion dollarësh do të jenë të projektuara për të reduktuar varësinë e Arabisë Saudite në të ardhurat nga nafta.
Pjesë e planit do të ishte shitja e aksioneve të firmës shtetërore të naftës ‘Aramco’, e cila mund të bëhet në fillimin e vitit të ardhshëm, sipas asaj që tha Salman në intervistë. /Insajderi.com