Çmimin Nobel për Fizikë e fituan tre shkencëtarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çmimin Nobel për Fizikë e fituan tre shkencëtarë

    Insajderi
    04 October 2016 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre shkencëtarë të lindur në Britani, që aktualisht punojnë në universitete në Shtetet e Bashkuara, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2016, për “zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materies”.

    Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fituesit e këtij çmimi, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, e kanë “hapur derën e një bote të panjohur, ku materja mund të marrë gjendje të pazakonshme”.

    Më tutje, në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se laureatët e sivjemë “kanë përdorë metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet, e materies, siç janë super përçuesit, super fluidet, ose filmi i hollë magnetik”.

    Vlera e Çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë, shkruan rel.

    Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark