Çmimorja e re e Pishinës së Gërmisë – Përveç hyrjes duhet paguar edhe shezlloni, ndalohet të merret ushqimi me vete – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çmimorja e re e Pishinës së Gërmisë – Përveç hyrjes duhet paguar edhe shezlloni, ndalohet të merret ushqimi me vete

    Insajderi
    02 July 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten më 29 qershor është hapur pishina e Gërmisë. Aty po organizohen evente të ndryshme për fëmijë e të rritur.

    Tashmë është publikuar edhe çmimorja. Çadra e madhe është me çmim 30 euro, kabina e vogël 6 euro, kurse çadra me dy shellzone 4 euro.

    Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, ndërsa çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve.

    Ndërkaq, ushqimi nga jashtë është ndaluar nga kompania mirëmbajtëse e pishinës, pasi sipas tyre, po hudhen mbeturina në ujë.

    “NDALOHET RREPTËSISHT USHQIMI NGA JASHTË! Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë😔! Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë!”, thuhet në njoftimin e NPL Sport Marketing SH.A.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark