×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ç’montimi i Galaxy S10, telefoni i vështirë për tu riparuar

    Insajderi
    07 March 2019 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithashtu çmontimi i Galaxy S10-ës jep një ide sesi kamera hole-punch funksionojnë. Samsung ka hapur një vrimë jo vetëm në ekran por edhe motherboard për të krijuar hapësirë për kamerën.

    Galaxy S10 është gati të godasë dyqanet që do të thotë se ka ardhur momenti për traditën e përhershme të iFixit. Firma e njohur për videot e saj të çmontimit të telefonëve, kësaj here na tregoi se çfarë e bën Galaxy S10-ën një prej telefonëve më të mirë në botë.

    iFixit në fakt vendosi të hapë të tre modelet e Samsung, S10, S10E dhe S10 Plus. Galaxy S10 është tejet modular sapo arrini të hiqni kapakët.

    Kamerat e pasme, frontale, porta e kufjeve 3.5mm dhe motherboardi hiqen lehtësisht.

    Por historia nuk është e tillë me skanerin ultrasonik të shenjave të gishtërinjve. iFixit thotë se nëse diçka nuk shkon me sensorin, përgatituni të ndërroni plotësisht ekranin.

    Një tjetër video e postuar në YouTube nga JerryRigEverything tregon se skaneri i shenjave të gishtërinjve është pjesë e ekranit. Nëse xhami gërvishtet ai funksionon por nëse thyhet, ndalon krejtësisht së punuari.

    Gjithashtu çmontimi i Galaxy S10-ës jep një ide sesi kamera hole-punch funksionojnë. Samsung ka hapur një vrimë jo vetëm në ekran por edhe motherboard për të krijuar hapësirë për kamerën.

    Në terësi, iFixit i jep notën 3 nga 10 për riparimin duke thënë se nuk është aspak e lehtë të zëvendësosh ekranin, që është edhe një prej riparimeve më të zakonshme. Kjo sepse kërkon çmontim të plotë të telefonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark