CNN akuzohet për censurë pas refuzimit për të transmetuar reklamën e Trump – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    CNN akuzohet për censurë pas refuzimit për të transmetuar reklamën e Trump

    Insajderi
    04 May 2017 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një reklamë për arritjet e president të ShBA-ve, Doland Trump në 100 ditët e para është refuzuar nga CNN sepse përmbante një grafik që akuzonte mediet kryesore për lajme të rreme.

    Më pas kryetari i fushatës zgjedhore të Trump akuzoi CNN për censurë pas refuzimit për të shfaqur reklamën.

    Grafika e zhvilluar me fjalët “lajme të rreme” mbi fotot e gazetarëve të shquar nga rrjetet kryesore të SHBA-ve, përfshirë gazetarin e CNN, Wolf Blitzer, gazetarin e ABC News, George Stephanopoulos, Scott Pelley nga  CBS, Andrea Mitchell nga NBC Neës dhe ankoruesi MSNBC, Rachel Maddow, transmeton Insajderi.

    “CNN kërkoi që reklamuesi të heqë grafikën grafikun e rremë që thotë se mediet kryesore japin ‘lajme të rreme’. Përmes një deklaratë nga departamenti i komunikimit të CNN-it thuhet se lajme nuk janë të rreme prandaj është reklamimi është i rrem”, thuhet në reagimin e CNN.

    Reklama për  100 ditshin e Trump si i pari i ShBA-ve ishte vendosur nga Donald J. Trump për fushatën e presidentit Trump për rizgjedhjen e vitit 2020, raporton furtune.com

    Michael Glassner, drejtor ekzekutiv i Donald J. Trump për Presidenciale, tha se vendimi i CNN për të mos drejtuar reklamën ishte “censura e pastër dhe e thjeshtë” në një deklaratë të mërkurën./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark