CNN përmend edhe Prishtinën në ‘trazirat’ e ditës së 1 majit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    CNN përmend edhe Prishtinën në ‘trazirat’ e ditës së 1 majit

    Insajderi
    02 May 2017 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestat e Ditës së Majit u kthyen të dhunshme në disa qytete në mbarë botën të hënën pasi “anarkistët” detyruan policinë që të arrestonte dhjetëra protestues në ditën ku festuan punëtorët, shkruan CNN.

    Policia në Paris, Stamboll, Portland, Seattle Nju Jork, Seattle Uashingtoni, Paris, Mosc, ishin në gatishmëri të lartë gjatë gjithë ditës.

    Në mesin e këtyre qyteteve për të cilat shkruan CNN është edhe protesta e sindikalistëve në Prishtinë.

    Në Prishtinë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura u mblodh, duke kërkuar që qeveria të sigurojë kushte më të mira për punëtorët e sektorit privat, të cilat ata thanë se konsiderohen si skllevër në vend të punës, shkruan CNN.

    Protesta më e dhunshme e majit ishte ajo në Stamboll ku u arrestuan të paktën 165 persona, me ç’rast policia përdori edhe plumba gome ndaj tyre.

    Policia kishte ndaluar festimet në sheshin Taksim, një pikë tradicionale e mbledhjeje së mijëra protestuesve.

    Përveç mbështetjes së të drejtave të punëtorëve, marshuesit në Stamboll u mblodhën edhe për të mbështetur të drejtat demokratike, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe sundimin e ligjit – të drejtat të cilat duket se po pakësohen në Turqi.

    Ndërsa nw qytetin amerikanw Portland u arrestuan gjatë ditës së djeshme 25 vetë.

    Policia kishte anuluar lejen për demonstratë pasi “anarkistët” filluan të hedhin predha dhe pajisje zjarrfikëse, dhe duke shkaktuar kushte të pasigurta për protestuesit.

    Po ashtu edhe në Washington një turmë njerëzish prej 75 personave filluan të hedhin predha ndaj oficerëve të policisë.

    Ndërsa protestuesit e majit në New York dolën me sloganet “çdo kush ka të drejtën e lirisë”, “ne jemi këtu ne jemi të shkëlqyer”, ishin disa nga sloganet e protestuesve.

    Në mesin e këtyre protestuesve u arrestuan edhe 32 protestues të cilët u ndajtën nga turma dhe u akuzuan për sjellje të çrregullta.

    Edhe Franca ju bashkua marshimit tradicional të ditës së majit se bashku me një protestë kundër kandidates për presidente Marin Le Pen.

    Një turmë e madhe po ashtu u mblodh edhe ne kryeqytetin kuban ku në mesin e marshimit u bënë nderime për shkrimtarin dhe poetit Jose Marti.

    “Puna e denjë, pagat dhe jeta” ishte slogani i protestuesve në Moscë, ku protestuesit tundnin flamuj sovjetikë dhe rusë ku bënin thirrje për mbështetje të partisë së Bashkuar të Rusisë, Vladimir Putinit.

    Një tubim i sindikatave dhe organizatave studentore u organizua edhe në Gjeorgji pranë ndërtesës së parlamentit me një grup aktivistësh të të drejtave të gruas duke kërkuar kushte më të mira. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark