Rrjeti gjigant CNN e ka listuar Bunk-Art në toplistën e vendeve më interesante për tu vizituar përgjatë këtij viti.
“Ky vend i vogël mesdhetar – dikur një nga pikat më të fortifikuara të ndaluara staliniste – ka qenë sekreti më i mirë i mbajtur i Europës për pjesën e mirë të dy dekadave.Me një kulturë të ngjashme ushqimore me Greqinë, Shqipëria vazhdon të lulëzojë në 2017,” e nis shkrimin për Shqipërinë “CNN”.
“Vendi po gjen një jetë të dytë për disa nga qindrat bunkerë dhe fortesa që e njollosin atë, e testamentet e vjetra të paranojës së ish komunistit Enver Hoxha. “Bunk’ Art” e ka transformuar kompleksin nëntokësor të Hoxhës në një qendër kulturore. Pjesë të tjera pritet të rihapen për publikun në vitin 2017. Prisni art nëntokësor, konkretisht”, vazhdon rrjeti amerikan.
Ndërkohë në listën e vendeve më të bukura për tu vizituar në botë CNN përmend Bermudën, Islandën Perëndimore, Isaan në Tajlandë,Bhutan,Chengdu, Aarhus, Bordeaux, Amman, Rwanda, Senegal, Houston, Australinë,Kolumbinë, Penang dhe Ishullin Prince Edward.