Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca nga kryeqyteti ukrainas, tha gazetari i CNN-it, Jim Sciutto në një program të drejtpërdrejtë, transmeton Insajderi.
Zyrtarët thonë se Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një ndryshim të madh në strategji. Gjithashtu thuhet se grupet taktike të batalionit rus janë tashmë në lëvizje.
Zyrtarët shtuan se kjo u vlerësua si një veprim afatgjatë sepse Rusia pranoi dështimin e saj për të avancuar në veri të vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi pasdite se kishte vendosur të “ulë rrënjësisht aktivitetet ushtarake pranë Kievit dhe Chernihiv” pas bisedimeve të sotme.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara mbeten skeptike ndaj synimeve të Rusisë dhe tha se ai nuk e ka parë ende seriozitetin e vërtetë, por deklaratat e reja nga zyrtarët duket se e kundërshtojnë këtë.