
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka qenë i qartë për qëllimet e tij me pushtimin e Ukrainës: Ai dëshiron ta çarmatosë shtetin, t’ia ngushtojë lidhjet me NATO-n dhe t’u japë fund aspiratave të popullit ukrainas për bashkim me Perëndimin.
Përderisa është vështirë të dihen planet e tij, historia mund të shërbejë si udhërrëfyes për t’i kuptuar lojërat e mundshme të Putinit. CNN-i ka përgatitur një listë të opsioneve që i ka Putini përpara.
Aneksimi 2.0
Nëse forcat ruse arrijnë të kapin portin e qytetit të Odesës, është e mundshme të shihet një urë që e lidh atë me të gjithë Ukrainën jugore, madje potencialisht që e lidh Transnistrinë – enklavë separatiste në Moldavi, ku janë të vendosura trupat ruse – me Odesën, Krimenë dhe Ukrainën jugore dhe lindore.
Ndarja e Ukrainës
Nëse Putini ka në mendje ndarjen, Ukraina Galike dhe qyteti i Lvivit – mund të jenë potencialisht pjesë e një lloji të shtetit ukrainas, ndërsa Rusia e përqendron vëmendjen në lindje.
Shteti pro rus
Inteligjenca e shteteve perëndimore ka paralajmëruar se Rusia po planifikon të shuajë qeverinë e zgjedhur demokratikisht në Rusi, duke e zëvendësuar me një regjim kukull. Putini ka sugjeruar se e sheh qeverinë aktuale si ilegale.
Kapje jo e lehtë
Rusia ka thënë se s’dëshiron të jetë pushtuese, por është lehtë i imagjinueshëm një skenar ku Rusia përpiqet të imponojë rregullat e veta në Ukrainë. Kjo do të jetë vështirë e pranueshme për ukrainasit. Në sistemin aktual politik rus protestat e opozitarëve janë të ndaluara apo vështirë të organizueshme.
Pushtues i dhunshëm
Putini s’e ka problem të përkrahë njerëzit që duan dhunë e shkelin të drejtat e njeriut. Vetë figura e tij politike u rrit me “pacifikimin” e Çeçenisë, republikë e shkëputur në Kaukaz.
https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=24613549&v=2.1&guid=b9280a7697f24cfaa9661c84c2bb194cc2ba127a0c264eb49f1fa1c2a19f5fe0 Një republikë frike
Rusia ka aparaturë të frikshme të sigurisë që i burgos dhe persekuton disidentët e i mban jashtë politikës kundërshtarët shqetësues. Ukrainasit, që jetojnë në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2014 dhe e aneksuar me referendum, përjetuan nga dora e parë se si është të jetosh në një shtet ku shërbimi shtetëror i sigurisë është i plotfuqishëm.