×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Coca-Cola, makiato, çaj”, Ministria e Faton Pecit bën gati mbi 22 mijë euro për pije

    Insajderi
    27 August 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka planifikuar të shpenzoj mijëra euro për pije. Kjo ministri ka shpallur tenderin për shërbime të gastronomisë, pije freskuese dhe të nxehta për nevoja të MBPZHR-së. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 22 mijë e 500euro.

    Gazeta Insajderi

    Ministria që udhëhiqet nga Faton Peci, ditën e djeshme, 26.08.2024, dha njoftimin për kontratë, e cila do të jepet për pije.

    Shërbime të gastronomisë, pije freskuese dhe të nxehta për nevoja të MBPZHR-së. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 16.09.2024 Vlera e parashikuar e kontratës: 22,500.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

    Në këtë tender “Shërbime të gastronomisë, pije freskuese dhe të nxehta për nevoja të MBPZHR-së“, Ministria e Bujqësisë, ka planifikuar të shpenzoj 22 mijë e 500 euro. 

    Me çfarë pije do të furnizohet Ministria e Faton Pecit?

    Sipas dosjes së publikuar, Ministria ka kërkuar pije të ndryshme nga ato freskuese e deri tek pijet e nxehta.

    Aty janë kërkuar lloje të ndryshme të kafeve si: Makiato, expres, kapuqino, etj.

    Ndërsa për pijë freskuese, Ministria e Bujqësisë, kërkoi pije në kanaçe si: Cola-cola, Fanta, shweps, etj.

    Kjo ministri në kërkesë, anash nuk la as lëngjet ku u kërkuan paketime: Pjeshkë, mollë, portokall, ananas, etj.

    Në dosje po ashtu u bë e ditur se shërbimet e gastronomisë duhet të kryhen çdo ditë gjatë orarit të punës.

    Në raste të veçanta Autoriteti Kontraktues munde të kërkon nga Ofruesi i Shërbimeve që këto shërbime të kryhen edhe jashtë orarit të punës duke përfshirë edhe ditët e vikendit. Të gjithë artikuj të paraqitur në listën e çmimeve të kontratës duhet që të jenë të freskët, kualitativ  dhe të kenë afat valid të përdorimit. Ofruesi i Shërbimeve është i liruar nga shpenzimet e qirasë, shpenzimet e ujit, shpenzimet rrymës dhe shpenzimet e nxehjes”, thuhet aty. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark