CodeCorrect gjen gabimet në kodim të zhvilluesve - Insajderi
×
Teknologji

CodeCorrect gjen gabimet në kodim të zhvilluesve

Insajderi
16 May 2017 - 09:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në hakatonin TechCrunch Disrupt, një haker erdhi me një projekt ambicioz për të gjithë zhvilluesit. CodeCorrect u prezantua si një mënyrë për të korrigjuar gabimet e zhvillueve gjatë shkrimit të kodit.

Projekti u zhvillua nga Pat Needham, një haker i vetëm. Ai përdori API-në StackOverflow për të gjetur zgjidhje efikase dhe të shpejta të gabimeve në kodin e zhvilluesve.

Vetë Needham është zhvillues dhe kodon që prej shkollës së lartë. “Hakimi” funksionon duke vendosur një pjesë javascripti në kodin e uebit. Aty dërgohet një kërkesë në StackOverflow për mesazhe gabimi.

Qëllimi është që të reduktohet koha dhe energjitë që zhvilluesit shpenzojnë në gjetjen e gabimeve në kodin e tyre. Ajo u dedikohet kryesisht zhvilluesve të rinj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark