"Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit

    Insajderi
    29 August 2024 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mulla Osman Musliu, Imam në Xhaminë e Drenasit e ka ofenduar rëndë anëtarin e Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, i cili ka duartrokitur konvertimet në fenë katolike duke i cilësuar si ““fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.

    I ashpër në reagimin e tij është treguar Mulla Osmani duke e quajtur “Levizje e Dreqit” Lëvizjen e Deçanit pjesë e së cilës është edhe Arbër Gashi.

    “Kjo “LEVIZJE e DREQIT”edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!”, ka komentuar Mulla Osmani.

    Anëtari i Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi kishe shkruar në rrjetin social X duke uruar Rugovasit dhe të tjerëve që u pagëzuan.

    “Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi deri në finalen e pashmangshme, drejt fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e shek. XXI” – ka shkruar Gashi në rrjetin X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark