I izoluar nga bota e jashtme, por i angazhuar me punë brenda burgut të Dubravës, ky i burgosur tash e sa muaj është duke bërë punën e bariut. Punë kjo që i është bërë rutinë gjatë ditës, ai tregon se si e kalon pjesën e ditës.
Përpos detyrave në fermën e lopëve të burgosurit që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë të angazhuar në punë të ndryshme që i kryejnë gjatë ditës.
Gjatë qëndrimit disa orësh brenda hapësirës së burgut, shihen me dhjetëra të burgosur të angazhuar më punë në hapësira të ndryshme.
Ky është një i burgosur që përpos që është duke vuajtur dënimin është i angazhuar edhe për të bërë kositjen e barit.
E këto punë mbikëqyren nga Drejtori i Agrikulturës në Dubravë, Miftar Ademaj i cili tregon për ndarjen e fermave dhe punët që bëhen.
Brenda burgut, po ashtu ndodhet edhe ferma e pulave e cila posedon rreth 2 mijë sosh. Vezët e të cilave përdoren për kuzhinën brenda qendrave korrektuese.
Zëvendës Drejtoresha e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Zyrafete Imeraj ka treguar se janë rreth 300 të burgosur që angazhohen në punë të ndryshme.
Disa të burgosur ia shohin edhe hairin burgut, pasi siç tregon Imeraj, kryejnë trajnime profesionale të cilët pas përfundimit certifikohen dhe mund të vazhdojnë punën edhe pas kryerjes së dënimit.