Çokollatat e famshme tërhiqen nga tregu i Kosovës, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Çokollatat e famshme tërhiqen nga tregu i Kosovës, kjo është arsyeja

    Insajderi
    06 April 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu produktet e brendit “Kinder”, transmeton Insajderi.


    AUV-i ka njoftuar se sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF, sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuimi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Kosovën.

    “Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER. Pasi qe të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm”, ka njoftuar AUV-i.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark