Çollaku: “Kosova ka përmbushur kriteret për vizat” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: “Kosova ka përmbushur kriteret për vizat”

    Insajderi
    06 April 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa Kosova është në një periudhë vendimtare të liberalizimit të vizave, Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Collaku ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret që iu janë kërkuar në këtë proces.

    Çollaku ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Maria Kapetanoviq, ambasadorin e Austrisë Gernot Pfandler, ambasadorin e Sllovenisë Miljan Majhen si dhe shefin e Misionit në Ambasadën e Suedisë Henrik Nilsson.

    Çollaku në këto takime ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave, njofton zyra e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

    Ai po ashtu, ka informuar diplomatët evropian me ecurinë e tërë procesit të liberalizimit të vizave dhe ka vlerësuar se Kosova ndodhet në periudhën vendimtare sa i përket këtij procesi, transmeton lajmi.net.

    “Kriteret e përcaktuara i kemi përmbushur. Tani presim vendimin meritorë që do t’i mundësojë qytetarëve tanë të lëvizin pa viza në shtetet e Zonës Schengen”, ka thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.

    Ai po ashtu ka falënderuar diplomatët e këtyre shteteve për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe ka nënvizuar nevojën që këto shtete mike të vazhdojnë të mbështesin tani, liberalizimin e vizave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark