Çollaku: Kosova meriton sa më shpejt liberalizimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Kosova meriton sa më shpejt liberalizimin e vizave

    Insajderi
    20 April 2016 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimeve Europiane në Kosovë, Bekim Çollaku, është takuar me ambasadorët e vende të BE-së, për të diskutuar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe liberalizimin e vizave.

    Gjatë këtij takimit ministri Çollaku ka deklaruar se pala kosovare ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

    Sipas tij institucionet e vendit dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin të vizave.

    “Theksova se institucionet dhe qytetarët meritojnë sa më shpejtë një propozim ligjor nga Komisioni Evropian për liberalizimin të vizave për Kosovën, dhe se shtetet anëtare kanë një rol të rëndësishëm që të ndihmojnë në përshpejtimin e vendimmarrjes”, ka shrkuar Çollaku në Facebook.

    “Zbatimi i MSA-së është kusht themelor i Kosovës për anëtarësim në BE por edhe i domosdoshëm për zhvillim socio-ekonomik” ka thënë ai.

    MSA-ja ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti dhe është nënshkruar në Strasbourg. MSA do t’i ndihmojë Kosovës që të implementojë reformat e dizajnuara për arritjen e standardeve evropiane./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark