Çollaku: Pa demarkacion, pa viza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Pa demarkacion, pa viza

    Insajderi
    18 August 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se më 5 shtator Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e vizave për Kosovën.

    Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke pritur vendim meritor dhe pozitiv për vizat.

    Çollaku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se është e sigurt se vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Bashkimi Evropian zbaton obligimin e vet në raport me Kosovën.

    Por, sipas tij, në rast se Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e Demarkacionit, mund të ndodhë që procesi të shtyhet për një kohë të pacaktuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark