Çollaku: Sinjale të reja nga PE-ja për vizat, t’i kryejmë obligimet tona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Sinjale të reja nga PE-ja për vizat, t’i kryejmë obligimet tona

    Insajderi
    07 July 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Bekim Çollaku, e ka mirëpritur vendimin e Komisionit për Punë të Jashtë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave duke thënë se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të vendimmarrjes dhe ndihmon në miratimin e vendimit për liberalizim nga pjesa tjetër e Parlamentit Evropian.

    “Besoj se nga ana jonë kjo do të kuptohet si një shenjë e mirëbesimit nga Parlamenti Evropian që të kryejmë obligimin e vetëm të mbetur”, ka shkruar Çollaku në facebook.

    Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza në Evropë.
    “Qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza, dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian i kanë dhënë një shtyrje përpara të rëndësishme sot këtij procesi. Prandaj, unë për këtë i falënderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit, duke filluar me Eurodeputeten Ulrike Lunacek. Besoj se nga këtu, do të përshpejtohet vendimmarrja në Parlament Evropian dhe Këshill në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë pa viza këtë vit”, ka shkruar më tej ministri Çollaku./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark