Çollaku uron Ditën e Evropës: Festa tani është më kuptimplote - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku uron Ditën e Evropës: Festa tani është më kuptimplote

    Insajderi
    09 May 2016 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka uruar qytetarët e vendit për Ditën e Evropës, duke thënë se tashmë kjo festë është më kuptimplotë pas nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave.

    “Afërsia nga e cila e festojmë Ditën e Evropës kësaj here është më e madhe, dhe jam i bindur se kjo afërsi sa vjen e do të shtohet. Evropa është kontinenti ynë, ne jemi evropian, vlerat evropiane janë tonat po aq sa të evropianëve tjerë. Vendi i Republikës së Kosovës është në Bashkim Evropian”, ka shkruar ministri Çollaku në llogarinë e tij në Facebook.

    Sot shënohet Dita e Evropës ndërsa janë parparë një numër aktivitetesh për këtë ditë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark