Çollaku: Vetëm edhe dy kritere të paplotësuara për liberalizmin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Vetëm edhe dy kritere të paplotësuara për liberalizmin e vizave

    Insajderi
    05 February 2016 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë sot se kanë mbetur pa plotësuar vetëm edhe dy kritere të përcaktuara për liberalizimin e vizave.

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Çollaku ka deklaruar se punë për tu bërë ka mbetur vetëm lidhur me demarkacionin me Malin e Zi dhe rreth objektit të Avokatit të Popuillit.

    “Për Zyrën e Avokatit presim që të dyja palët të jenë të arsyeshme dhe të mos ketë presioni mbi asnjërën palë” ka theksuar ai, njofton Klan Kosova, njofton Klan Kosova.

    Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit, Ministri i Integrimit Evropian deklaroi se kjo çështje nuk është pengesë për marrjen e rekomandimit për vizat.

    Në muajin dhjetor, Komisioni Evropian kishte publikuar raportin e përmbushjes së kriterve për liberalizmin e vizave për Kosovën, ku ishte konstatuar se që kjo të ndodhë, Kosova duhet të plotësoje edhe tetë kritere.

    Zyrtarët e lartë të shtetit që nga ajo kohë janë shprehur të bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2016.

    Të mërkurën, Ministri Çollaku ka takuar ambasadorët e shteteve anëtarë të BE-së të cilët i ka informuar rreth përmbushjes së kritereve të mbetura.

    Sipas tij, ambasadorët kanë shprehur vlerësim pozitiv për përkushtimin e institucioneve kosovare “dhe konfirmuan mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark