Collina: U mbylla në dhomë për një ditë e gjysmë duke shikuar futboll – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Collina: U mbylla në dhomë për një ditë e gjysmë duke shikuar futboll

    Insajderi
    06 August 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari legjendar i futbollit, Pierluigi Collina e ka kujtuar kohën kur ishte refer dhe principet e tij para ndeshjeve.

    Italiani konsiderohet si referi më i mirë në histori, ndërsa e ka kujtuar finalen e Botërorit të vitit 2002.

    Gjithashtu, ndihet mirë për faktin se sot është bërë përditshmëri tek referët ajo që ishte diçka e pazakontë në kohën kur ishte ai gjyqtar.

    “Më kujtohet koha kur isha zgjedhur për ta referuar finalen e Kupës së Botës 2002 mes Brazilit dhe Gjermanisë.”

    “Mu desh të kërkoja video VHS të të dyja ekipeve. U mbylla në dhomë për një ditë e gjysmë, duke e shikuar me vëmendje çdo minutë të çdo ndeshjeje të tyre në atë garë”.

    “Kjo për shkak se referi duhet të jetë një hap përpara, që ta dijë se çka do të ndodhë, përpara se ajo të ndodhë.”

    “Në atë kohë, ishte e pazakontë të përgatiteshe në atë mënyrë. Por, jam krenar me faktin se sot është një përgatitje normale e një referi.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark