
Klubi i Chelseat është i gatshëm të ofrojë 65 milionë Euro për dyshen e skuadrës së Romës, konkretisht për mesfushorin belg dhe mbrojtësin grek, shkruajnë mediet italiane.
Sipas asaj që raportojnë mediet, presidenti i Bluve të Londrës, Roman Abramovich po mendon t’i bëjë dhuratë trajnerit të ardhshëm këta dy lojtarë.
Një transferim i mundshëm i tyre do t’i shërbente shumë ekipit pasi, mesfusha dhe mbrojtja janë dy reparte të që kanë nevojë për rinovim.
Të dy futbollist janë vënë në qendër të vëmendjes, veçanërisht mesfushori belg Nainggolan, i cili preferohet dhe nga Liverpooli, por Conte duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka që ta ketë lojtarin në dispozicion, pasi shihet si njeriu kyç i skemave të trajnerit Italian.
Tek Chelsea pritet të jetë një verë e nxehtë, pasi në planet e klubit është projekti për largimin e plot 9 lojtarëve në fund të sezonit, për shkak të paraqitjeve të tyre dobta në këtë sezon. /Insajderi.com