×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Corriere Della Sera” shkruan për autorin kosovar në Panairin e Librit në Romë

    Insajderi
    29 November 2016 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Romë të Italisë është hapur panairi i librit që në fokus dot ë ketë dy protagonist të letërsisë, Umberto Eco dhe Dario Fo, teksa 354 shtëpi botuese do të paraqesin titujt më të ri.

    Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i jep një rëndësi të vecantë këtij panairi pikërisht për shkak të zhanreve të larmishme të letërsisë që do të paraqiten në këtë panair, duke përmendur emra të njohur të letërsisë dhe publicistikës sikurse Roberto Saviano, Nanni Moretti, e Sergio Staino.

    Por gazeta prestigjioze italiane i jep rëndësi edhe pjesëmarrës së shkrimtarit kosovar, Adil Ollurit, vepra e të cilit sipas kësaj gazete, është e para prej autorëve kosovar që përkthehet në italisht.

    “Prej botëve të ndryshme në këtë panair bie në sy edhe Adil Ollurit, autori i veprës së parë kosovare të përkthyer në italisht”, shkruan “Corriere Della Sera”.

    Hapjen e këtij panairi i është besuar anglo-pakistanezit autorit Hanif Kureishi, i cili me plot krenari ka pranuar një gjë të tille.

    Si zakonisht ky panair mbahet në Palazzo dei Congressi në Romë.

    Ky edicion është i pesëmbëdhjeti me radhë i cili do të qëndroj i hapur nga  7 deri më 11 dhjetor me moton “Më shumë libra të lirë” duke përfshirë shtëpi botuese të vogla dhe të mesme. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark