Cortana nuk do të përdorë më Google - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cortana nuk do të përdorë më Google

    Insajderi
    30 April 2016 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cortana, asistenti virtual i Windows 10, do të bëj kërkime online për përdoruesit vetëm me brouserin Edge dhe motorin e kërkimit Bing, të dy programe të Microsoft.

    Ka qenë kompania e Redmond që ka shpjeguar në blogun e saj se Cortana jep më të mirën nga vetja duke punuar me programet e tjera të familjes Microsoft, dhe vetëm kështu është në gjendje të garantojë shërbimin më të mirë për përdoruesit.

    Por kjo përkthehet në pamundësinë e konsumatorëve për të bërë kërkime online duke u nisur nga Cortana në programet e tjera rivale si Chrome apo Firefox, dhe të ndërveprojë me motorët e tjerë të kërkimit si Google. Këto programe mund të përdoren me Windows 10, por duke mos shfrytëzuar fuqinë e Cortana.

    “Shiriti i kërkimit” i Cortana, i konfiguruar si janë asistent digjital personal hapet në menynë e Windows 10, dhe i jep mundësi përdoruesit të bëj kërkime të shpejta në kompjuter, në dokumente, madje dhe në internet.

    Duke marrë të dhënat nga motori i kërkimit të Microsoft, Bing, “Cortana është konceptuar të funksionojë bashkë me Edge”, thotë kompania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark